Gazetari Igli Çelmeta duke zbardhur detaje të reja nga atentati me tre viktima në Shkodër, tha se Hamza Lici është tradhtuar. Në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, Çelmeta tha Hamza Lici mori 13 plumba në trup, ndërsa Arlind Bushati u qëllua në kokë, me një plumb.
Ai theksoi se Licajt janë tradhtuar nga njerëz afër tyre ose nga efektivë të inkrimuar të Policisë së Shtetit të cilët u dhënë informacione rivalëve për lëvizjen dhe vendndodhjen e shënjestrave.
“Hamza Lici është qëlluar me 13 plumba në trup, ndërsa Arlind Bushati ka marrë 1 plumb në kokë. Njëra nga pistoletat që u gjet në makinë ka qëlluar në drejtim të autorëve por nuk dihet kush e ka përdorur. Arlind Bushati ka patur miqësi me grupin Bajri dhe më pas ka shkuar te grupi Lici. Hamza Lici skedë kriminale nuk ka patur, ai është pa precedent penal. Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit që akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës. Familja Lici e mohon dhe thotë se nuk ka lidhje me këtë ngjarje. U arrestua në Turqi dhe u la i lirë. Ka patur përplasje me fisin Bajri. Hamza Lici ishte vetëm 23 vjeç. Mendohet se pjesëtarë të fisit Lici janë tradhtuar për këtë ngjarje duke i dhënë informacione kundërshtarëve. Një person që mund të jetë afër tyre apo efektivë të inkriminuar të Policisë së Shtetit kanë përcjellë informacione, teksa grupet kriminale kanë patur me detaje dijeni për lëvizjet e Hamza Licit. Efektivë të Policisë së Shtetit jo vetëm në Shkodër, janë të lidhur me krimin dhe japin informacione për grupet kriminale, për rivalët e tyre”, tha Çelmeta.
(BalkanWeb)