Qershitë sigurisht që hyjnë mes frutave të preferuara të cilat i presim me padurim në pranverë. Përveçse janë shumë të shijshme, janë përplot me veçori shëruese, ndërsa e vetmja e metë e tyre është që sezoni i tyre zgjat shumë pak.

Qershitë me shekuj njihen në popull si pemë me “reputacion të mirë”, të cilat kanë shumë veçori shëruese, ndërsa hulumtimet e fundit shkencore e kanë vërtetuar këtë. Pohohet që madje jemi shumë pranë momentit kur mjekët do të na i shkruajnë në recetë. Por le të ecim me radhë…

Qershitë janë të pasura me antioksidantë, kështu që hulumtimet kanë treguar që kanë ndikim të favorshëm në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, shëndetit të eshtrave dhe lehtësimin e dhimbjeve. Përveç antioksidantëve për këtë kanë meritë edhe flavonoidet, me të cilat janë të pasura qershitë.

Besohet që për shkak të sasisë të madhe të antocianinës kjo pemë aromatike mund të lehtësojë dhimbjet dhe se 20 qershi kanë efekt më të mirë se një aspirinë.

Për shkak të sasive të mëdha të borit, magnezit dhe kalciumit janë ruajtëse të mira të eshtrave tona, ndërsa për shkak të përqindjes së lartë të ujit dhe kalorive të pakta na ndihmojnë gjatë dobësimit. Për shkak të kombinimit oksidativ antiplakje, fibrave, vitaminave dhe mineraleve na pastrojnë gjakun dhe ngrenë energjinë.

Përveç efektit shërues të vetë frutit dhe bërthamës, veçori shëruese ofrojnë edhe vetë bishtat e gjetheve. Nga kërcelli mund të bëni çaj, i cili do t’ua lehtësojë sekretimin e urinës dhe problemet e lidhura me gurët e veshkave. Thjesht vini një grusht me bishta gjethe në një litër të ujit që vlon dhe lëreni të zihet dy minuta dhe pastaj të qëndrojë rreth 15 minuta. Pas kësaj, kulloni çajin dhe pini në gllënjka të vogla gjatë ditës.

Në Japoni lulja e qershisë konsiderohet lule nacionale, ndërsa simbolizon fatin. Për këtë arsye japonezët me qindra vite e ruajnë traditën ohanami, që nënkupton “të shkoni dhe shikoni lulen e qershisë”, ndërsa lulëzimi i qershive në prill paraqet ngjarje shumë të rëndësishme për japonezët.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: