Hannover ka mundur t’i rrëmbejë një barazim Dortmundit në ndeshjen e javës së dytë të Bundesligës.
Në pjesën e parë më shumë është paraqitur e rrezikshme skuadra e Hannoverit.
Borussia Dortmund pati rastin e saj në fund të pjesës së parë, ku Reus goditi shtyllën në minutën e 41’të pas një superaksioni të skuadrës së Dortmundit.

Megjithatë, pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola. Pjesën e dytë Hannover e nisi më mirë por ishte Dortmund që pati raste më të pastra për shënim ku në minutën e 55’të godet sërish shtyllën.

Edhe minutat në vazhdim ishin të njëjta, me dy skuadrat që e mbyllin takimin me nga një pikë.
Me këtë barazim Dortmund numëron katër pikë, pas fitores në xhiron e parë.
Ndërsa Hannover arrin në kuotën e dy pikëve, pas barazimit në ndeshjen hapëse të kampionatit.
Ndeshja e rradhëspër Dortmund është kundër Eintracht Frankfurtit në shtëpi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: