Ronald Araujo është emri i parë në listën e Juventus për të përforcuar repartin mbrojtës gjatë merkatos së janarit. Uruguaiani ka dhënë pëlqimin e tij për t’u transferuar në Torino, por gjetja e një akordi me Barcelonën është ende shumë larg. Pikërisht atëherë kur dukej se Araujo ishte një hap larg Juves, për të zbehur disi këtë tratativë ka menduar Hansi Flick:

“E dua Araujo në skuadrën time, është një nga mbrojtësit më të mirë që kam. Tani është rikthyer nga dëmtimi edhe është në dispozicion. Unë e di që ka shumë zëra mbi të ardhmen e tij, por Araujo është profesionit”, u shpreh Flick në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: