JAPONI- Një hotel i ri ka hapur dyert në Japoni dhe stafi i tij me robotë është gati të mirëpresë klientët. Hoteli japonez, i quajtur Henn-na (hotel i çuditshëm), ka hapur dyert më 17 korrik.

Hoteli ka si personel 10 robotë dhe 10 njerëz, të cilët do të kujdesen për 72 dhomat e hotelit. Këta robotë do të përdoren për të mirëpritur klientët, për të mbajtur çantat dhe të pastrojnë dhomat sapo të largohen turistët. Një nga dy robotët tek recepsioni është dinozaur, ndërsa roboti tjetër ka pamjen e femrës.

Hoteli gjendet në Sasebo, Nagasaki, kështu nëse jeni në këtë zonë dhe doni të përjetoni një eksperiencë ndryshe, atëherë duhet ta vizitoni këtë hotel, citon krokodili.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: