Bologna zhgënjen në Udine, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0. Në pjesën e parë dominoi skuadra nga Bologna por nuk u tregua e saktë. Në pjesën e dytë, mysafirët “flirtuan” me golin me anë të Orsolinit, por vetëm kaq.

Edhe vendasit nga Udine patën rastet e tyre dhe shpeshherë u teguan të rrezikshëm, me anë të kundërsulmeve. Hap fals i Bolognës që synon Champions League, teksa renditet në vendin e pestë me 61 pikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb