Ardian Ismajli është gati për hapin e madh në karrierë. Mbrojtësi i kombëtares po shkëlqen me paraqitjet e tij te Empoli dhe diçka e tillë ka zgjuar interesin e shumë skuadrave, mes tyre edhe Napoli.

Agjenti i Ismajlit, Serxho Mezi ka folur së fundmi në lidhje me këtë ccështje.

“Kam një vit që flas me Napolin. Ai mund t’u bashkohej atyre në Janar. Ne diskutuam për këtë me drejtorin dhe punuam për një transferim të tillë. Nuk e di nëse marrëveshja do të arrihet, por të dy presidentët janë miq, gjë që mund të ndihmojë në negociata.

Ismajli u kërkua nga Bolonja kur trajner kishte Tiago Motën. Kam dyshime që do e synojë tani për ta marrë te Juventusi edhe nëse kërkojnë një qendërmbrojtës. Edhe Romës iu ofrua, por në atë kohë, De Rossi e cilësoi si jo gati për atë nivel”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb