Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një takim në Vjenë me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano dhe zëvendës Drejtorin e  Përgjithshëm, njëherësh Kryetar i Departamentit të Bashkëpunimit Teknik, Hua Liu.

Gjatë takimit, ministrja Koçiu dhe Mariano diskutuam mbi rëndësinë e aplikimeve të teknologjisë bërthamore në shëndetësi dhe për mbështetjen që IAEA ka ofruar për forcimin e kapaciteteve tona mjekësore dhe shkencore.

Ministrja Koçiu theksoi se “falë këtij bashkëpunimi, kemi arritur përmirësime të ndjeshme në nfrastrukturën e imazherisë diagnostike, mjekësinë bërthamore dhe radioterapinë, mbrojtjen nga rrezatimi si dhe zhvillimin profesional të personelit tonë shëndetësor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Një nga projektet konkrete në zbatim është instalimi i një akseleratori të ri linear në QSUT, duke shtuar teknikat e avancuara për trajtimin e kancerit dhe duke përmirësuar më tej cilësinë e shërbimeve të radioterapisë në Shqipëri”, deklaron ministrja e Shëndetësisë.

Gjithashtu, në kuadër të bashkëpunimit me IAEA, Koçiu bën me dije se “po punojmë për të sjellë për herë të parë pajisjen e imazherisë hibride PET-CT, një hap madhor në diagnostikimin në fazë të hershme të sëmundjeve onkologjike”.

“Kjo pajisje do të mundësojë një identifikim më të hershëm dhe të saktë të kancerit, duke rritur ndjeshëm seansat për trajtim efektiv dhe jetëgjatësi”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu pas këtij takimi mbajtur në kuadër të Ministerialit “Shkenca, teknologjia, aplikacionet bërthamore dhe Programi i Bashkëpunimit Teknik”, organizuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: