TIRANË-Ndërsa po stabilizohet situata në jug të vendit ku uji është tërhequr nga zonat e përmbytura, reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë cuar në hapjen e portave të shkarkimit ne Hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejes.
Shkarkimet bëhen me qëllim të ulet niveli në liqene.

Për shkak të reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës, niveli në liqene është rritur ndaj sot u hap tuneli i shkarkimit në hidrocentralin e Vaut të Dejës. Në këtë HEC vijojnë shkarkimet me ritmin 900 metër kub në sekondë.
Kurse në HEC-in e Komanit, shkarkimet vijojnë prej 2 ditësh. Në Koman po nga tunelet po shkarkohet 700 m³ ujë për sekondë.
Në Fierzë gjatë ditës së sotme prurjet arrijnë në 600 m³/s ndërkaq është hapur porta numër 3 e hidrocentralit e cila shkarkon 350 m³/s. Ndërkaq 4 turbinat të cilat janë në punë të plotë konsumojnë 400 m³/s dhe nga tuneli dhe turbinat e shkarkimit dalin rreth 750 m³/s. Sipas drejtuesve të HEC-it reshjet e shiut vijojnë dhe gjatë ditës së sotme dhe shkarkimet do të vijojnë paralelisht me prodhimin e energjisë. Megjithë hapjen e portave, deri më tani nuk ka zona të përmbytura apo të dëmtuara. Në Koman po nga tunelet po shkarkohet 700 m³ ujë për sekondë.

Sipas drejtuesve, situata nuk eshte shqetesuese, shkarkimi po behet per te krijuar ulje te nivelit te ujit ne liqene, ne rast se do te kete rrije te prurjeve.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: