TIRANË- Bashkia e Tiranës ka shtrirë aksionin për lirimin e hapësirave publike në të gjithë zonat. Nënkryetari i Bashkisë, Arbër Mazniku theksoi sot se çdo hapësirë e zënë do i kthehet qytetarit, ndërsa shtoi se do të ketë një tjetër paketë masash kundër zaptuesve.

“Aksioni është shtrirë edhe në zona të tjera të Tiranës pas njësisë 5. Çdo hapësirë e zënë do i kthehet qytetarit. Sot miratojmë paketë masash kundër zaptuesve ku përveç gjobave ata që dëmtojnë do të zhdëmtojnë”, tha Mazniku.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb