NGA ERMELINDA HOXHAJ*

Hapet gara për përzgjedhjen e 21 drejtorëve të rinj në shkollat 9-vejçare të Tiranës. Nëpërmjet dy njoftimeve të drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë, Arjola Byzyka, të cilat janë firmosur në datë 24 dhe 25 maj 2016 është shpallur konkursi për vende të lira punë për pozicionin e drejtorit të institucionit të arsimit parauniversitar për këto shkolla 9-vjeçare:
“Dhora Leka”, “Vasil Shanto”, “Dora D`Istria”, “Sabahudin Gabrani 2”, “Pjetër Budi”, “Hasan Vogli”, “Avni Rustemi”, “Ahmet Gashi”, “Isa Boletini”, “Kol Jakova”, “Naim Frashri”, “E Kuqe”, “4 Dëshmorët”, “Osman Myderizi”, “Mihal Grameno”, “Ramazan Jarani”, “Bajram Curri”, “Edit`h Durham”, “Emin Duraku”, “Lidhja e Prizrenit”, “Konferenca e Pezës”.

Po ashtu në vendim janë përcaktuar edhe kriteret e veçanta si dhe dokumentacioni që duhet të paraqesin kandidatët deri në datë 3 qershor, ora 14:00, pranë DAR Tiranë. Kandidatët duhet të kenë diplomë të nivelit të dytë në edukim, ose diplomë të sistemit 4-vjeçar, e cila është e njëvlershme me masterin shkencor si dhe të kenë kategorinë “Mësues i kualifikuar”. Sipas Drejtorisë Arsimore, faza e parë e konkurrimit do të bëhet në datë 6 qershor.

Kritere të veçanta
Kandidati/ja për drejtor i institucionit publik të arsimit parauniversitar duhet të plotësojë patjetër tri kërkesa të veçanta. Të ketë fituar diplomën e ciklit të dytë në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlershme me të, sipas përcaktimeve të ligjit nr.9741, datë 2017 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, në dosje të dorëzojë fotokopjen e noterizuar e diplomës dhe listës së notave të shkollës së lartë. Të ketë të paktën kategorinë “Mësues i kualifikuar” dhe në dosjen e aplikimit të dorëzojë fotokopjen e noterizuar e dëshmisë së kualifikimit si dhe të mos ketë masa disiplinore në fuqi, nëse nuk ka, e deklaron me shkrim që nuk ka.

Dokumentacioni & afatet
Sipas njoftimit të Drejtorisë arsimore të Tiranës për vende të lira pune, sqarohet se kandidatët brenda datës 3 qershor duhet të dorëzojnë dosjet e aplikimit për pranë zyrave të Drejtorisë Rajonale të Qytetit të Tiranës. Sa i përket dokumentacionit që duhet të dorëzojnë, në njoftim sqarohet se: “Kandidati duhet të dorëzojë një kërkesë me shkrim në lidhje me institucionin publik arsimor në të cilin kërkon të aplikoj; CV-në dhe kopjet që dëshmojnë pohimet në CV; tabelën e plotësuar me të dhënat e aplikantit (sipas modelit të përcaktuar në udhëzimin nr.57.datë 12. 11. 2013); dëshminë e penalitetit e lëshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit; dy rekomandime nga mësues, drejtorë të institucioneve arsimore, ose titullar të njësive arsimore vendore që kanë punuar me aplikantët gjatë viteve të fundit. Dokumentacionin aplikanti i paraqet në zarf të mbyllur çdo ditë nga dita e hënë në të enjte nga ora 08:00-16:30 dhe ditën e premte nga ora 08:-14:00. Afati i fundit i aplikimit është data 3 qershor ora 14:00. Sipas njoftimit të DAR Tiranë, përcaktohet se drejtori aktual i këtyre institucioneve arsimore ku janë shpallur vendet e lira të punës do të vërë në dispozicion të secilit aplikant një kopje të dokumenteve, si: plani afatmesëm i shkollës; plani vjetor i shkollës dhe raportin vjetor të shkollës, të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e konkurrimit. Ndër të tjera, përcaktohet se faza e parë e konkurrimit do të zhvillohet në datë 6 qershor, në prani të komisionit të vlerësimit, pranë Drejtorisë Rajonale Arsimore të qytetit të Tiranës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: