Që nga dita e djeshme, pala greke ka ndaluar kalimin e autobusëve dhe kamionëve nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se më në fund kalimi i tyre është zhbllokuar dhe ka nisur kalimi i automjeteve të tonazhit të rëndë drejt shtetit grek.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 12.01.2025, për njoftimin nga Policia Kufitare greke, për bllokimin e lëvizjes së kamionëve dhe autobusëve, në PKK Kapshticë, informojmë se:

Ditën e sotme, në orën 14:35, pas kontaktit me palën greke, ka filluar lëvizja e kamionëve dhe autobusëve në drejtim të Greqisë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për media.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb