Mbahet nesër në Luksemburg Konferenca e Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se i pranishëm në konferencë do të jetë kryeministri Edi Rama, që do të kryesojë delegacionin.
Pritet që në konferencë të hapet grupkapitulli i gjashtë në lidhje me procesin e integrimit në BE, që përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe atë të mbrojtjes.
Kujtojmë se Presidenca hungareze e KE ka deklaruar pak ditë më parë se duhet të përshpejtohet procesi i integrimit me vendin tonë.