Një shesh patinazhi në akull gjigant, i brendshëm është hapur në Paris për patinatorët që të kenë mundësi të shijojnë pasionin e tyre gjatë sezonit të festave. Me një sipërfaqe prej 3,000 metra katrorë, organizatorët shprehen se ky është sheshi i patinazhit më i madh i brendshëm në akull. I ndodhur në Grand Palais të Parisit, ku u zhvilluan gara gjatë Lojërave Olimpike të Parisit 2024, patinatorët do të jenë të mirëpritur deri më 8 janar 2025, kur edhe sheshi i akullit do të çmontohet. Një turist Brazilian Abner Santos tregon tregon se kjo është hera e tij e parë që provon patinazh.
“Në fillim është disi e vështirë, por po mësohem pak nga pak. Kjo është hera ime e pare dhe kam ardhur bashkë me të fejuarën time, e cila gjithashtu e ka për herë të parë. Megjithatë po argëtohem. Është vërtet bukur”.
Ndërsa një qytetare turke profesioniste në patinazh, e cila jeton në Paris, nehir Dener, u shpreh:
“Fillova të bëj patinazh kur isha pesë vjeç dhe ushtrohesha profesionalisht derisa erdha në Paris, por fatkeqësisht këtu nuk ka një shesh patinazhi në qytet apo pak larg qytetit, kështu që kur dëgjova se do të hapnin një shesh patinazhi në Grand Palais, u lumturova shumë”.
Tarifa e hyrjes është 30 euro për një të rritur dhe 18 euro për nën 10 vjeç dhe përfshin marrjen me qira të patinave.