Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, gjatë hapjes së ‘Vila 31 X Art Explora’ u shpreh se artistët do të mundohen të trembin fantazmën e diktatorit Enver Hoxha me art, dialog dhe gjithë përfshirje.

Ai shtoi se qendra do të ketë kurse profesionale që do të ndihmojnë të kemi jo vetëm artistë, por edhe kuratorë.

“Kryeqyteti do të ketë një jetë sa i takon jetës së pavarur. Vjen në momentin e duhur dhe në një situatë që mendojmë se jemi shumë të përgatitur.

E shikoj si një qendër që do të na sjellë kurse profesionale, atë që na mungon në botën e artit. Ne kemi shumë artisë, por mungojnë kuratorë, që të menaxhuar qendrat. Arti është një gjë dhe administrimi një tjetër. Këtu vuajmë dhe këtë e shohim si një mundësi të re për kurset që do bëhen këtu. U uroj punë të mbarë.

Së bashku do ti gjendemi pranë kësaj sfide të re. Nga një anë artistët do të mundohen të trembin fantazmën e Enverit, që do ta thyejnë atë me art, dialog, demokraci dhe gjithë përfshirje që integrohet në Europë jo vetëm me ligje dhe tregun, por edhe në aspektin e jetës krijuese dhe aspektin njerëzor”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb