HOLANDE – Një “sex shop” dedikuar meshkujve dhe femrave myslimane, që të respektojë ligjin islamik. Është kjo ideja më e fundit e kompanisë gjermane “Beate Uhse”, që synon të shtrijë aktivitetin edhe në botën islamike.

Kompania holandeze “El Asira” ka arritur një marrëveshje me gjigandin gjerman të dyqaneve me drita të kuqe, dhe shumë shpejt do të hedhë në treg produktet e ashtuquajtura “Hallall”, që nuk shkelin ligjet islamike.

Në dyqan nuk do të ketë filma porno, as vagina e penis plastike, por thjesht kremra, xhel stimulues, apo vajra masazhi. “Ajo që është e rëndësishme është marrëdhënia më e ngushtë shpirtërore mes burrit dhe gruas.”- thekson kompania.

Për të blerë këto produkte, nuk është e nevojshme të shkosh personalisht në dyqan, pasi ato mund të porositen edhe online.
“Nëse do të kemi sukses apo jo me produktet ‘hallall’, këtë do ta shohim pas disa vitesh.”- shprehen drejtuesit e kompanisë holandeze“El Asira”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: