KORÇË

Pas protestës së fermerëve që nuk u lejuan dje të shisnin në tregun e shumicës, bashkia gjen zgjidhje për problemin, duke caktuar orar të ri për aktivitetin.

Fermerët do të lejohen të shesin në harkun kohor nga ora 24 e mbrëmjes deri në 8 të mëngjesit.

Ndërkohë, fermerët, duhet të pajisen edhe me licencë nga bashkia, që të mund të ushtrojnë aktivitet tregtar në tregun e shumicës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb