Një 30-vjeçar nga Gjirokastra është proceduar penalisht.

Policia njofton se ai ka hapur llogari false në rrjetet sociale instagram dhe snapchat, duke i dëmtuar imazhin një 21-vjeçareje.

Njoftimi:
Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. N., 30 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka hapur llogari false në rrjetet sociale instagram dhe snapchat, duke i dëmtuar imazhin një 21-vjeçareje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb