KURBIN

Kryeministri Edi Rama duke se nuk ka ndërmend të lëshojë aspak në qëndrimin e tij, sa i përket kërkesave të opozitës, e cila prej muajsh proteston për largimin e tij e krijimin e një qeverie tranzitore. Nga Kurbini, ku çeli fushatën për zgjedhjet vendore, Rama tha se edhe shprehja e vjetër e popullit, ‘hapi rrugë, budallait’ nuk ka vend në këtë rast.

“Nuk shkon as shprehja, ‘hapi rrugë budallait’ se mund të prishë punë. Imagjinoni sikur për një moment të vendosim dakord, hajde t’i hapim rrugë, s’ka gjë meqë s’doni të hyni në zgjedhje, po i shtyjmë, imagjinoni c’ndodh nesër. Del partia tjetër thotë s’dua të hy në zgjedhje, del nga parlamenti e djeg mandatet.

Imagjinoni sikur dakord, me cfarë sy e faqe do vijnë nesër të kërkojnë mandatin kur mandati nuk varet më nga njerëzit por nga tekat e partive. Këtë lloj rrumpalle, se vec kësaj s’kanë bërë gjë tjetër për Shqipërinë, ne nuk mundet, nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë. Ata janë pak dhe do jenë cdo ditë e më pak.” -theksoi Rama ndërsa komentoi edhe protestën e një ditë më parë në sheshin para godinës që ai vetë drejton.

“E patë c’ndodhi dje dhe e patë c’ndodhi sot se si plaku që i mban lidhur, nxori në sytë e të gjithëve sikur dy protesuesit e djeshëm u masakruan nga policia, në fakt ishin masakruar nga ata vetë, huliganë me shkopa hekuri që iu shkaktuan gjithë ato dëmtime mu në mes të protestës. Si mund të shkojnë njerëzit, të përzihen në turmë ku disa vijnë me shkopa hekuri, gjithmonë e më pak do të jenë, sepse nuk meritojnë e gjithë demokratëve që kanë një jetë të ndershme që nuk duan që Shqipëria të kthehet pas. Natyrisht që janë pak e do jenë gjithnjë e më pak, ne jemi shumë e do jemi gjithnjë e më shumë. Ata janë shumë dembelë, përtacë nuk e duan punën, po ta donin do e kishin bërë. I është dhënë rasti dy herë të drejtojnë Shqipërinë dhe e lanë dy herë më keq se ce gjetën.

Sic i ngeli ora Tiranës, kështu i ka ngel edhe PD, por shqiptarët e dinë se pavarësisht se akoma ka plot politikanë që kujton se sshqiptarët i marrin për budallenj, shqiptarët e dinë e ndjejnë që ka një problem në sjelljen e tyre, pse dolën nga parlamenti, ata kanë frikë nga zgjedhjet por panik nga drejtësia. Nuk e duan sot e gjithë ndaj duan rrëmujë e të përmbysin edhe atë që mezi po ndërtohet ditë për ditë.” u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb