Një person është arrestuar pasi plagosi gjashtë policë në Philadelphia të SHBA-së. Ngjarja në fjalë ndodhi në orën 16:30 sipas orës lokale në lagjen Nicetown-Tiago të Filadelfias.

BBC shkruan se gjatë kontrollit të një banesë pasi kishin dyshime se brenda saj kishte drogë, ndaj policisë u hap zjarr.

Po ashtu mësohet se agresori, Maurice Hill mbajti peng për disa orë 2 oficerë, ndërsa plagosi edhe dy policë. Pas disa orëve thirrjeje të policisë, autori u dorëzua.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: