Ambasada e Gjermanisë në Tiranë përgëzoi sot Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj për hapjen e grup-kapitullit të 6-të në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Ky hap i rëndësishëm në procesin e anëtarësimit është një njohje e merituar për Shqipërinë si një partner i ngushtë i BE-së në të gjitha çështjet e politikës së jashtme, për angazhimin e saj të palëkundur në organizatat ndërkombëtare dhe për rolin e saj konstruktiv në rajon”, thuhet në reagim.
“Gjermania është mirënjohëse që ka një aleat dhe partner kaq të besueshëm në një botë të trazuar”, nënvizon ambasada.
“Ne inkurajojmë Shqipërinë që të vazhdojë me të njëjtën vendosmëri përpjekjet drejt anëtarësimit në BE dhe reformat e nevojshme në të gjitha fushat”, përfundon reagimi i ambasadës së Gjermanisë.