Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me hapjen e grup-kapitullit të 6 në negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duke përshëndetur hapjen e grup-kapitullit të gjashtë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i marrë sot në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të mbajtur në Bruksel, Presidenti vlerëson se një vendim i tillë afron hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Përshëndesim hapjen e negociatave për grup-kapitullin e gjashtë.

Vendimi i sotëm dëshmon për ecurinë e sigurt të Shqipërisë drejt anëtarësimit në një të ardhme të afërt në BE”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb