Presidenti i vendit, Bajram Begaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka përshëndetur në lidhje me hapjen e kapitullit të parë të negociatave për futjen e Shqipërisë në BE.

Begaj shkruan se ky është një lajm i madh dhe i mirë për shqiptarët pasi mbush me shpresë për ëndrrën e kahershme.

Më tej Begaj shkruan se ritmi i këtij rrugëtimi është në ritmin tonë.

Postimi i plotë:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Presidenti Begaj vlerëson së ky është një lajm i mirë për shqiptarët në përmbushje të aspiratës për të qenë pjesë e bllokut evropian.

Në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, shkruan: “Lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi.

Jam shpresëplotë për progresin dhe suksesin!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: