Jorida Tabaku, Kryetarja e Komisionit parlamentar të Integrimit Evropian, e konsideron si një lajm të mirë hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë mes Shqipërisë dhe BE.
Gjithsesi Tabaku, ndërsa e konsideron një proces thellësisht burokratik, akuzon mazhorancën se ka lënë opozitën padrejtësisht jashtë këtij procesi, duke mos e bërë transparencë mbi dokumentet e firmosura në Bruksel.
Deputetja demokrate u shpreh se jemi 10 apo 12 vite pas dhe mendoj që do të ishin bërë gjërat shumë ndryshe nëse negociatat do të kishin nisur në 2013. Tabaku tha se procesi i negociatave me BE nuk nisi atëherë kur Qeveria e propagandonte.
Në vijim deputetja demokrate ka ngritur shqetësime në lidhje me flukset e paligjshme të parave që kanë penetruar në ekonomi që ka krijuar një burim të rëndësishëm informal të këtyre parave.
“Gjatë periudhës zgjedhore, është e rëndësishme të sigurohet trajtimi i drejtë dhe i paanshëm i të gjitha forcave politike. Kjo përfshin garantimin e proceseve transparente dhe të drejta për të gjithë liderët politikë dhe zyrtarët lokalë, duke forcuar kështu institucionet demokratike. Siç kemi ngritur shqetësim për një sistem drejtësie efikas dhe të drejtë, është e nevojshme të adresojmë sfidat aktual. Qytetarët përballen me pritje të gjata për vendime gjyqësore, me një mesatare prej 14.6 vitesh për çështjet civile dhe 10 vitesh për ato penale. Masa duhet të merren për të reduktuar stokun prej 139,000 dosjesh”, tha ajo.
Në vijim deputetja demokrate tha se duhet të ketë një diskutim me shoqërinë civile, duke theksuar se debatet lidhur me këtë proces të fshehura.
“Sot u vërtetua se çdo fabrikim i propagandës që është ngritur mbi çështjen e integrimit dhe është tjerrë rezulton i pavërtetë. Negociatat kanë nisur sot dhe ishte dita e konferencës së dytë ndërqeveritare ku në grupkapitullin e parë kemi hapjen e kapitujve që lidhen me të drejtat themelore.
Për Partinë Demokratike, ky është më shumë sesa një hap burokratik, pasi gjykojmë se është kulmimi i një përpjekje kolektive të shqiptarëve të nisur që në 1992 ku ëndrra e përbashkët ishte Bashkimi Europian dhe shteti i së drejtës. Ne, si Parti Demokratike, kemi dëshmuar me vendosmëri dhe përkushtim tonë për këtë proces, duke ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe shpesh të dhimbshme për një integrim sa më të shpejtë të vendit”, shprehet Tabaku.
Ajo thekson se data e sotme për hapjen e negociatave duhet të ishte një dekadë më parë, në vitin 2013, kur socialistët e Edi Ramës bojkotuan 3 ligjet, duke e kushtëzuar votën me kryetarin e Qarkut të Fierit.
Tabaku u shpreh se Qeveria ka nisur një luftë të pandershme dhe në kundërshtim me frymën e BE duke injoruar rolin e opozitës që ka në këtë proces.
“Në një shtet normal dhe demorkaci normal procesi integrimit nuk është eksluziv i qeverisë duke dëshmuar një mentalitet të shëmtuar komunist të së shkuarës ku ndasia ishte fjala kryesore e ligjërimit politik. Duke dëshmuar një hiporkizi ku nga një anë kërkojnë dialogun dhe nga ana tjetër nuk e përfshijnë as parlamentin dhe as forcën kryesore politike në kuvend që kanë kontribuar në këtë process.
Dy javë më parë në hartimin e roadmapne ngritëm disashqetësime në pozicionet negociuese dhe ldhet me një mungesë e theksuar për një angazhim real në lidhje me mungesën e reformave që janë qendra që lidhen me reforma për plotësimin e kritereve dhe këshillave të OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet që qeveria shqiptare i ka shtyrë për ti zbatuar në vitin 2026 duke shkelur angazhimin. Për ne ishte e pakuptimtë që reforma zgjedhore të shtyhej pa pasur ndryshime për zgjedhje që janë vitin e ardhshëm.
Respektimi dhe zbatimi për vendimet e GJK që lidhen jo vetëm me mbrojtjen politike për mandatin e një deputeti të parlamentit të Shqipërisë por edhe me vendime të tjera që lidhen për ligjin për komisionet hetimore, rregulloren e parlamentit dhe ligjin e profesioneve të lira që nuk zbatohen. Ndërkohë që sot kolegë të opozitës janë përjashtuar nga kuvendi me rregullore që janë konsideruar antikushtetuese.
Qeveria ka dy standarte në lidhje me MSA dhe me luftën ndaj korrupsionit. Që lidhet me dhënien e kontratave që e kemi shprehur si shqetësim edhe në pozicionin negociues por edhe në roadmap. Nga ana tjetër kemi sugjeruar masa konkrete për sa i takon lidhjes së politikës me krimin e organizuar dhe shqetësimin që kjo ka penetruar edhe në strutkura si polciai e shtetit. Kemi propozuar një komsiion që do të verifikojë lidhjet e policisë me krimin e organizuar”, tha Tabaku.