Hapja e portave të HC Koman në mënyrë të menjëhershme ka shkaktuar ulje të nivelit të ujit në “Lumin e Shales”.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për balkanweb sesi pasojë qindra turistë janë detyruar që të kthehen, pa arritur që të shijojnë bukuritë e rralla që ka kjo zonë.
Bizneset në këtë zonë rrezikojnë që të mbyllen që në nisje të sezonit turistik. Guidat turistike, lundërtarët që merren me transportin e turistëve me varka po luftojnë me rrymat e ftohta të lumit, në përpjekje për t’i dërguar në destinacion, por me sa shihet në pamje, kjo është e pamundur.
(Balkanweb)