TIRANË- Tmerr e panik në shkollën e mesme “Jani Minga” në Vlorë. Një 18-vjeçare është ndjerë keq dhe më pas ka humbur jetën ndërsa transportohej për në spital. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes, në momentin që 18-vjeçarja hipte në ambulancë për t’u dërguar në spital.

Dyshohet se maturantja Gerta Kasaj humbi jetën për shkaqe natyrale. Vajza ishte jetime dhe jetonte me gjyshen e saj. Nga të dhënat parapake dyshohet se Gerta vuante nga epilepsia. Polici po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


(m.k/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb