KOSOVE- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, përmes ndryshimeve kushtetuese është gati i pamundur për shkak të refuzimit të Listës Serbe raporton “Zeri.info”.

Haradinaj, tha se kjo gjë është e pamundur për faktin që i duhen dy të tretat e votave të Listës Serbe për t’u bërë ndryshimet kushtetuese.

“Baza kushtetuese, mandatimi përmes bazës kushtetuese si opsion është gati se i pamundshëm, sepse kërkon votën e 2/3 të kualifikuara, do të thotë të serbëve. Duke qenë kështu, është vështirë të kalkulojmë se tani e kemi këtë votë. Në një moment të caktuar do të jemi të detyruar ta mandatojmë ushtrinë e Kosovës me ligj”- theksoi Haradinaj.

Komentet Haradinaj i bëri pas takimit të “Këshillit Ministror për Integrim Evropian”, ku u diskutua për gjendjen e zbatimit të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: