KOSOVË

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka ndarë medaljen ““Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” Bylbil Brecanit nga Tropoja.

Haradinaj shton se është përjetësisht mirënjohës ndaj malësorëve të Malësisë së Gjakovës që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës.

Postimi i Haradinaj:

Shqiptarët kanë luftuar për të drejtën e tyre si një trup unik në të gjitha etapat e historisë sonë. Në nderim të sakrificës për liri, në 20-vjetorin e rënies, kam ndarë medaljen “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, për Heroin e Kosovës, Bylbyl Breçani, nga Tropoja, post mortem. Përjetësisht mirënjohës për kontributin e pashembullt të Malësisë së Gjakovës, në luftën tonë për liri.

RH

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb