Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët. Ai ka shkruar në “Facebook”, se kanë marrë një ‘Po’ të Gjermanisë, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët.

Këto deklarata ai i ka bërë pas takimit me ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Horst Seehofer. Haradinaj ka falendëruar kancelaren Merkel, për besimin dhe përkrahjen.

POSTIMI I HARADINAJ
Danke Deutschland! ??
Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.
Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës.

Haradinaj 1
Haradinaj 1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb