KOSOVE

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar sërish sot takimin që pati dje me dy këshilltarët e kancerales gjermane, Angela Merkel.


Haradinaj, tha se të dy këshilltarët i kanë kërkuar heqjen e taksës. Haradinaj shtoi se kjo kërkesë nga dy këshilltarët ishte argumentuar si diçka që krijon probleme me dialogun.


“Nuk është mesjeta që gjërat të bëhen me kërcënime me pasoja. Nëse Serbia. Bashkësia ndërkombëtare nuk po mudnet me e bindë Serbinë në dialog, atëherë po i bën presion viktimës, pra Kosovës”, është shprehur Haradinaj.


(BalkanWeb)