KOSOVE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk do të lejohet që heqja e taksës ndaj Serbisë, të jetë kusht për vazhdimin e dialogut.

Në intervistë për RTV21, Haradinaj ka thënë se nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, ajo s’do të hiqet kurrë.

“Nëse taksa është më e rëndësishme se dialogu, kurrë s’kemi me e hek, kurrë mi këtë dhe. Nëse taksa koka problemi, kurrë s’kemi me heke. Nëse përmes taksës po ia tregojshim vendin Serbisë, pse me hek, ai spo don me na njoft, spo don fqinjësi, po don me na ia ble mallin, e me na qit kushte me shku në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i qeverisë sw Kosovws ka thënë se nëse Mogherini nuk do të vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës, atëherë mos ta thërras dialogun.

“Nëse Mogherini nuk do, atëherë mos ta thërras dialogun”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb