KOSOVE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e lojërave të fatit.

“Ne kemi votuar ligjin të ndalen lojërat e fatit në Kosovë. Lotaria e Kosovës mbetet pasi  është publike, ndërsa të gjitha lojërat e fatit ndalen. Ata që kanë qenë në pushtet nuk e di pse nuk e kanë kryer këtë punë. Kam thënë që kur të vijmë në pushtet do t’i ndalim disa punë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, në fjalën e tij është ndalur edhe te punonjësit që kanë punuar në këto lojëra të fatit, ndërsa është shprehur se do t’i trajtojë sipas kostos së tyre.

“Çdo ligj e ka koston e vetë financiare. Edhe kalkulimet se çka ndodhë me atë pare nëse nuk përfundon në këto lojëra.  Ajo pare qarkullon prapë në vend, sa i përket vendeve të punës jemi të gatshëm t’i trajtojmë të gjithë ata që kanë punuar, por mundësitë janë të kufizuara.

Kemi pasur shqetësim nga këta njerëz për vendet e tyre të punës, por pasojat e këqija kanë qenë më të mëdha se sa të mirat.”-ka thënë Haradinaj.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb