TIRANË

Ftesa e Presidentit të Bosnje Hercegovinës, Millorad Dodik në Samitin e Bordo-Brijunit në Tiranë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e shtetit të Kosovës.

Për këtë vetë kreu i shtetit shqiptar theksoi se Dodik ishte ftuar në Tiranë si president, ndërsa shtoi se këtë të fundit do ta mirëpriste edhe në fushën e turizmit.

Prania e tij në Tiranë është kundërshtuar ashpër nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili sipas mediave kosovare, ka theksuar se përgjegjësia bie mbi ata që e kanë ftuar atë në Tiranë.

Nga ana tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj nuk preferoi të komentonte ftesën që Meta i ka bërë Millorad Dodik, ndërsa theksoi se ky i fundit mbetet njeri i afërt i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb