Kryeministri Ramush Haradinaj kujtoi 20-vjetorin e çlirimit të komunave të Skenderajt, Klinës e Kamenicës.

Haradinaj u shpreh se secilën ditë të së ardhmes e jetojmë me borxhin që ua kemi luftëtarëve tanë në ndërtimin e një shteti të mirëqenë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Në përpjekjet tona deri në liri, Kosova dha bijtë e saj që sot të gjithë ne të jetojmë në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sot, kur bëhen 20 vjet nga çlirimi i komunave të Skenderajt, Klinës e Kamenicës, ditë kjo që ndërlidhet me sakrificën sublime të popullit liridashës të Kosovës dhe të gjithë trimave e trimëreshave të vendit tonë, kujtojmë dhe nderojmë veprën e lavdishme të të rënëve për atdhe. Po sot dhe secilën ditë të së ardhmes, jetojmë me borxhin që ua kemi luftëtarëve tanë në ndërtimin e një shteti të mirëqenë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës!”, tha Haradinaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: