KOSOVE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë pjesë në shënimin e 108- vjetorin e kryengritjes së Malësisë, në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një statusi në “Facebook”, Haradinaj shprehet se do të zhvillojë takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, dhe zyrtarë të tjerë të SHBA-së.

Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

“Sapo kam arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Detroit, ku do të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, me ç’rast do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, autoritete të Detroit-it dhe zyrtarë tjerë të ShBA-së“, ka shkruar ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb