SHKODËR- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ndodhet në Shkodër për një vizitë zyrtare. Mëngjesin e sotëm ai ka vendosur kurora me lule bashkë me kryebashkiaken Voltana Ademi tek busti i Isa Boletinit.

Duke folur pas homazheve, Haradinaj tha se është i kënaqur që ndodhet në qytetin e Shkodrës, i cili e ka shpallur “Qytetar Nderi” në kohën kur ishte i burgosur.

Haradinaj tha se vazhdon puna për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe se për këtë ka marrë mbështetjen e partnerëve dhe aleatëve të huaj. Haradinaj do ketë një vizitë në bashkinë Shkodër dhe në një prej muzeve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb