Kryeministri në detyrë i Kosovë, Ramush Haradinaj, po qëndron në Shkup në festën e ditëlindjes së Ilir Rusit, djalit të biznesmenit të famshëm dibran, Turhan Rusi.

Në këtë festë, duket se ka qenë i ftuar edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, me të cilin Haradinaj theksoi se pati një bisedë miqësore.

“Bisedë miqësore me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sonte në Shkup. Gjithmonë kënaqësi të bashkohemi me miq të mirë”, shkroi ai në Facebook.

Gjithashtu Haradinaj shprehu edhe mirënjohje për mikpritjen e tij dhe të bashkëshortes Anitës, në festën e familjes Rusi.

“Në Shkup, në festën e ditëlindjes së Ilirit, në familjen e atdhetarit të shquar dhe afaristit të suksesshëm dibran, mikut tim dhe të të gjithë shqiptarëve, Turhan Rusit, i cili një jetë u vu në shërbim te atdheut. Mirënjohës edhe dy djemve tjerë të Turhanit, Selimit dhe Arbenit me familje, për mikpritjen në ditëlindjen e vëllait Ilirit. Urime e veç për gëzime pritshi. Faleminderit për nderimin që na bëtë Anites dhe mua!”, shkroi Haradinaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb