Pak pas takimit me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se heqja e taksës ndaj Serbisë do të bëhet vetëm nëse do të ketë njohje reciproke Kosovë-Serbi. Gjatë takimit me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, Haradinaj mori edhe progress-raportin për Kosovën.

Kreu i Qeverisë së vendit e quajti këtë dokument  si një pasqyrim i të gjeturave mbi ngecjet dhe përparimin e bërë brenda një viti në vend.

Sa i përket numrit të zëvendësministrave aktualë, e cila përmendet në raportin e Progresit, Haradinaj tha se kjo është diskutuar në ligjin për qeverinë, i cili do ta zgjidhë këtë problem për të gjitha qeveritë e ardhshme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb