Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vizioni i kësaj partie u dëshmua parimor dhe koncepti i saj 100% shtet, nga logjika e përshtatjes, e ka kthyer Kosovën në logjiken e vendimmarrjes sovrane.

“Krahas përmbylljes së temave madhore të interesit nacional, kemi rritë buxhetin për investimet kapitale në çdo komunë. Vetëm për Vitinë totali i investimeve në projekte kapitale gjatë këtyre dy viteve kapë shumën e 6 milionë eurove.

Përcaktimi i qytetarëve për konceptin 100% shtet, siguron që tërë energjia dhe koha jonë të kthehet në zhvillim ekonomik, duke e fuqizuar Kosovën në tërësinë e saj. Së bashku me strukturat e AAK-së në Viti, të vendosur për fitore”, shkruan Haradinaj në “Facebook”.

Kreu i AKK thekson se do të punojë çdo herë për miqënien dhe zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb