“Përpjekjet për ndarjen e Kosovës kanë dështuar, po ambiciet nuk ndalen” -kështu u shpreh në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me News24 ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.


“Ambiciet për ndarjen nuk ndalen. Por mendoj që përpjekjet për ndarje kanë dështuar. Nuk do të ndodhë ndarja e Kosovës, por ambiciet ruhen. Lakmia për me marrë nga Kosova zonën më të pasur minerale në Evropë, pasuritë më të mëdha nëntokësore që i ka Gadishulli Ballkanik, kuptohet ato nuk do ndalen asnjëherë ato lakmi.


Por fat i madh që tanimë ato janë në Kosovë 100%, në cdo aspekt janë të gatshme për investitorë potencialë edhe kjo është e mira e kësaj duhet t’i gëzohen të gjithë shqiptarët kudo që janë jo vetëm në Ballkan.” – tha Haradinaj.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb