TIRANË- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar me të gjithë krerët e lartë të shtetit dhe liderët kryesorë në Tiranë, në vizitën e tij të parë zyrtare si kreu i qeverisë kosovare.

Por nuk ka munguar sot as një takim me trashëgimtarin e fronit mbretëror Leka Zogu II. Haradinaj ka thënë se “Mbretëria i bën nder shqiptarëve”.

Ndërsa Leka ka thënë se ndjehet mirë që sot e vizitoi Haradinaj.
“Është një atdhetar i vërtete qe e do Kosovën. I shërben Kosovës me dinjitet dhe i shërben çështjes kombëtare. Jam dhe do të mbetem gjithmonë me ju”, ka thënë Lekaj, shkruan tg.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: