KOSOVE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shrehet se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet as në samitin e Berlinit e as në ndonjë samit tjetër. Një deklaratë të tillë, kryeministri Haradinaj e ka bërë në emisionin Pressing, ku ka komentuar edhe Samitit në Berlin, në të cilin pritet pjesëmarrja  e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

“5 deri në 7 është pjesa formale, ndërsa është një pjesë tjetër që quhet vazhdim, e që temë është Kosova. Aty nuk janë vetëm palët nga Kosova, por edhe nga regjioni. Gjatë gjithë kohës do të jenë edhe Merkel edhe Macron”, është shprehur kryeministri.

Haradinaj ka folur edhe për rolin e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherinit, me të cilin ka pasur përplasje e mosmarrëveshje.

“Mogherini i ka bërë shumë dëme BE-së dhe Ballkanit. Gati na ka kthy në të kaluarën. Në vend që të ketë fokusin te tema e njohjes së Kosovës, ajo e ktheu te tema e territoreve. Nuk besoj që duhet të presim zgjidhje nga z. Mogherini”, është shprehur ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb