Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, priti në takim delegacionin e Unionit Amator të Atletikës nga ShBA, drejtuar nga presidenti i saj Roger Goudy.

Organizata AAU, solli një sasi të madhe me pajisje sportive për shkollat, federatat sportive dhe komunat në vend.

“Me shtetin amerikan të Iowa-s na lidhin shumë vlera të përbashkëta dhe bashkëpunimi në fushën e sportit, përmes organizatës multi-disiplinare, AAU, është e një dobie të veçantë. Marrëdhënie e posaçme me shtetin e Iowa-s fuqizon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, – tha Haradinaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb