PRISHTINE – Deklarimet e fundit të Vetëvendosjes, të cilët kanë nxjerrë detaje nga marrëveshja e LDK-së, AAK-së, NISMA-s dhe Vetëvendosjes, janë vlerësuar si deklarime shumë fëmijërore, nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në takimin që zhvilloi me strukturat udhëheqëse të degës së Aleancës në Prishtinë.

Haradinaj tha se Isa Mustafa nuk e ka dashur Vetëvendosjen në Bllok. “Mustafa e ka thyer marrëveshjen me Vetëvendosjen kur ka thënë se nuk do ta vazhdojmë më tutje dhe e ka quajtur marrëveshjen me ta vetëm për kryeparlamentar e po ashtu ka kërkuar ndryshime brenda VLAN-it. Deklarimet e Vetëvendosjes e Dardan Mulliqit e tjerë, janë bukur shumë fëmijëri politike. Unë kam luftuar edhe për Vetëvendosjen në qeverisje edhe kërkesa për me u bart nominimi tek Isa Mustafa, ka nënkuptuar me u bartë nominimi tek një kandidat që nuk lufton për 63 po për 47, e atë e dinë më së miri ata, me Zotin Thaçi nuk kemi pasur marrëveshje as para marrëveshje asnjë lloj të arriture”, ka thënë ai.

Haradinaj theksoi se koalicioni PDK-LDK nuk është lajm i mirë për Kosovën, por për fat të keq, sipas tij, është një periudhë jo e mirë dhe sa më shpejtë që ndodh ndryshimi në Kosovë për të është më mirë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb