Kosova po zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Prej orës 07:00 të mëngjesit qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re. Gazetari Thimi Samarxhi ka raportuar hap pas hapi të rejat nga Kosova për “News24” dhe “BalkanWeb”.

Ai ka pyetur disa nga qytetarët në rrugë se çfarë presin nga qeveria e re, që do të zgjidhet sot. Në përgjigjet e tyre për mikrofonin e “News24”, qytetarët thonë se pritshmëritë janë të mëdha, duke vënë theksin te zhvillimi i vendit, në mënyrë që ata të detyrohen të largohen.

“BalkanWeb” ju sjell më poshtë disa nga mendimet e qytetarëve:

Qytetari 1: Kemi ardhur nga Vjena për të votuar. Duhet të fitojë Vjosa Osmani. E them me plot bindje që atë do ta donte çdo shtet evropian. Shqiptarët duhet të orientohen nga vlerat perëndimore.
Qytetari 2: Presim shumë ndryshime.
Qytetari 3: Kosova të mos ketë më probleme me Serbinë.
Qytetari 4: Duam të ketë ndryshim, rinia të mos largohet nga vendi.
Qytetari 5: Shteti juridik, shtet të së drejtës, shtet human. Këta që të zgjedhim duhet t’i bëjnë këto, mos i bëfshin, haram iu qoftë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb