TIRANE

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me kërkesën për shkarkim të presidentit Ilir Meta, ndërsa pyet qeverinë se përse i është drejtuar për opinion Komisionit të Venecias?

”E ka shkelur apo jo Kushtetutën Presidenti duke ushtruar një kompetencë të Tij, pa patur një interpretim përfundimtar e gjykon Gjykata Kushtetuese. Ç’hyn Venecia këtu? Kaq gjë e kupton edhe Ulsiu… Hardhuca pa bisht”. – shkruan Manjani.

Postimi i Plotë:

Ngaqë nuk kam asnjë interes të ndjek bëmat e parlamentit monist, nuk e kisha fiksuar që për shkarkimin e Presidentit i paskan kërkuar opinion Komisionit të Venecias.

Hahahahahahahahahaha…

Çfarë qesharakësh!

Po çka këtu për ti kërkuar opinion Komisionit të Venecias?!

Kjo është çështje konkrete që ka të bëjë me zbatimin e Kushtetutës.

E ka shkelur apo jo Kushtetutën Presidenti duke ushtruar një kompetencë të Tij, pa patur një interpretim përfundimtar e gjykon Gjykata Kushtetuese.

Ç’hyn Venecia këtu?!

Kaq gjë e kupton edhe Ulsiu…

Hardhuca pa bisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb