TIRANË- Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Miliena Harito ishte sot e ftuara speciale e emisionit të mbrëmjes në News 24, ‘Natë me Xhaxhiun’. Duke u ndalur tek puna e qeverisë dhe e dikasterit që drejton, Harito u shpreh se jemi në një moment historik për Shqipërinë.

“Shqipëria ka bërë një hap vërtet të rëndësishëm, unë them historik. Sidomos në fushën e administratës publike ky hap fillon me një nga tre ligjet që ishte kusht për marrjen e statusit. Ishte një ligj shumë i politizuar e tani, një ligj që ndryshon krejtësisht mënyrën e përzgjedhjes së administratës publike . Ligji i ri solli që institucionet t’i shpallin vetë vendet vakante që kanë dhe Departamenti i Administratës Publike vendos të njëjtat standarde për të gjithë. Me këtë formulë hapëm 113 vende të reja pune. Aplikimi ishte vetëm “on line” e ky është një test i parë. Ishin 5 mijë aplikime, por nuk i mbushëm vendet, se kandidatët nuk plotësonin kriteret”, tha Harito duke e cilësuar këtë ligj si një sukses.

Ajo shtoi se është vendosur, që për hir të transparencës, provimet me gojë për në administratë të filmohen, me qëllim që të rishikohen nëse kandidatët kanë ankesa.

Ndërsa, duke folur në planin personal, ministrja tha se është një njeri që sheh vetëm përpara.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: