Në përfundim të debatit presidencial 90 minutësh, të dyja kampet kanë deklaruar se e kanë fituar përballjen në ABC NEWS.

“Mendoj se ishte debati im më i mirë ndonjëherë, veçanërisht pasi ishte tre me një”, shkruan Donald Trump në rrjetin e tij social menjëherë pas debatit.

Në të njëjtën kohë edhe demokratët kanë deklaruar fitoren në përfundim të këtij debati.

“Fituesja e mbrëmjes”, shkruajnë demokratët në rrjetin “X”, teksa statusin e shoqërojnë me foton e Kamala Harris.

Stafi i zv.presidentes ka kërkuar një tjetër debat në muajin tetor.

“Ishte kënaqësi. Le ta bëjmë përsëri në tetor”, shkruan zëdhënësi i fushatës së Harris, Brian Fallon.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb