Ish-presidenti amerikan Donald Trump, tha se ai do të jetë “presidenti i kufirit” në një fjalim të fokusuar më së shumti të çështja e emigracionit të paligjshëm në një tubim në Las Vegas.

Komentet vijnë ndërsa kandidati përforcoi të martën deklaratat e rreme se emigrantët nga Haiti në Ohio po rrëmbejnë dhe hanë kafshë shtëpiake.

“Kjo krizë kufitare është 20 herë më e keqe se sa ishte në vitin 2016. Por unë do ta zgjidh. Do ta zgjidh shpejt. Une  dua të më adresohen, jo më si zoti President, por si zoti President i Kufirit, sepse ne duhet ta rregullojmë këtë kufi.

Duke filluar nga dita e parë, unë do të mbyll kufirin dhe do të ndaloj pushtimin e emigrantëve. Ne do të kryejmë operacionin më të madh të dëbimit të kriminelëve në historinë amerikane”, tha Trump.

Trump gjithashtu kritikoi ashpër zëvendëspresidenten Kamala Harris, duke i referuar shpesh asaj si “Shoqe Kamala Harris”.

“Ne e çmontuam rekordin e saj të tmerrshëm, ne ekspozuam axhendën e saj radikale liberale, ne shtruam planet tona për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, tha Trump, duke iu referuar debatit presidencial të së martës në Filadelfia.

Nga ana tjetër Zëvendëspresidentja dhe kandidatja demokrate, kamala harris tha se vendi ka nevojë për një president të Shteteve të Bashkuara që punon për të gjithë popullin amerikan.

“Ne jemi gati për një gjeneratë të re lidershipi që është optimist për atë që mund të bëjmë së bashku. Ne kemi nevojë për një president të Shtetet e Bashkuara që punojnë për të gjithë popullin amerikan dhe kjo ndalon me të gjitha përpjekjet për të na përçarë sikur njerëzit të jenë të rraskapitur me ato gjëra”, tha Kamala Harris.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: