Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris ka zbuluar plane të reja që synojnë burrat me ngjyrë, ndërsa ajo kërkon të rrisë mbështetjen e saj përpara ditës së zgjedhjeve.

Njoftimi vjen pasi Harris mbetet prapa numrave të Joe Biden në vitin 2020, megjithëse sondazhet sugjerojnë se ajo ka hapësirë për t’u rritur.

Javën e kaluar, ish-presidenti Barack Obama u dha një paralajmërim burrave me ngjyrë, duke thënë se është “nuk është e pranueshme” që të hezitojnë të votojnë për Harris vetëm sepse ajo është grua.

Bëhet e ditur se propozimi synon t’u sigurojë burrave me ngjyrë “mjetet për të arritur lirinë financiare, kosto më të ulëta për të siguruar veten dhe familjet e tyre dhe mbrojtje të të drejtave”, sipas një njoftimi nga fushata.

Një pjesë e propozimit përfshin edhe dhënien e huasë për të filluar një biznes, shkruan CNN.

Harris po bën gjithashtu thirrje për krijimin dhe investimin në programe që ndihmojnë në zgjerimin e shtigjeve për mundësitë e punësimit për burrat me ngjyrë.

Në gjurmët e fushatës, zëvendëspresidentja ka thënë se do të shkurtojë kërkesat për diplomë kolegji për disa punë federale nëse zgjidhet presidente.

Plani do të mbështesë gjithashtu një kuadër rregullator për kriptovalutat dhe asetet e tjera dixhitale dhe një Iniciativë Kombëtare të Barazisë së Shëndetit që fokusohet në adresimin e sfidave shëndetësore që ndikojnë në mënyrë disproporcionale te meshkujt me ngjyrë.

Një komponent tjetër përfshin legalizimin e marihuanës rekreative dhe krijimin e mundësive për amerikanët me ngjyrë që të kenë sukses në industri.

Siç raportohet, zëvendëspresidentja ka përsëritur shpesh se ajo beson se marihuana duhet të legalizohet në SHBA.

Ndryshe, fushata do të promovojë axhendën gjatë disa ngjarjeve të ardhshme, duke përfshirë ngjarjet “Black Men Huddle Up”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: